Home / Kryesoret / Mbi 400 ekspozues në Panairin e mobilieve në Shkup – (VIDEO)

Mbi 400 ekspozues në Panairin e mobilieve në Shkup – (VIDEO)

Mbi 400 ekspozues vendorë dhe të huaj – prodhues, tregtarë dhe disejnatorë prej sot deri më 26 mars janë pjesë e Panairit ndërkombëtar të 43-të të mobilieve, pajisjeve dhe amvisërive dhe objekteve publike, repromaterialeve dhe makinave për industrinë e mobileve – MOBILIE 2017 në Panairin e Shkupit.

“Çdo vit mbi 50.000 vizitorë i ndjekin disejnet unike të modës të cilat ofrohen në MOBILIE. Dy vite me radhë ky panair e shkel rekordin me 11 salla. Krahas nga Maqedonia ka pjesëmarrës edhe nga Bosnjë e Hercegovina, Greqia, Italia, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia. Ky Panair ngadalë e tejkalon veten me kreativitet, mundësi dhe origjinalitetin e kuzhinave moderne dhe banjat elegante, ndriçimin, dyshemetë dhe dekorimet nëpër mure, materiale për tapiceri, mobile zyrash, mobilie për objekte publike, si dhe arritjet më të reja teknike dhe teknologjike të repromaterialeve, makinave dhe pajisjeve për përpunimin e drurit”, tha sot në hapjen e këtij manifestimi të panairit, Magdalena Hambova, menaxhere e projektit në Panairin e Shkupit.

Në Panair të pranishëm janë edhe ekspozues shumëvjeçarë dhe disa të cilët dalin për herë të parë. Të gjithë presin efekt pozitiv në këtë periudhë kur, siç thonë, është zvogëluar konsumi edhe për shkak të gjendjes aktuale në vend, por edhe për shkak të konkurrencës jolojale.

Për herë të parë në këtë manifestim të panairit merr pjesë Urbanold të cilët ridisejnojnë dhe riparojnë mobilie. Zakonisht, siç thonë, interesim ka për ridisejnimin e çdo lloji të mobilieve të cilat janë të vjetra 60,70 madje edhe 100 vjet dhe qëllimi është të vazhdojë jetëgjatësia e tyre.

Në Mënyrë tradicionale do të organizohet vlerësim profesional i eksponateve të paraqitura dhe do të ndahen mirënjohje të pjesëmarrësve më të mirë të panairit, në dy kategori: prodhues dhe tregtarë.

Në MOBILIE 2017 do të marrin pjesë edhe më shumë banka dhe kompani sigurimesh të cilët vizitorëve do t’u ofrojnë përfitime për kreditimin dhe sigurimin e shtëpive të tyre. Njëherësh, ekspozuesit kanë befasi dhe zbritje për vizitorët në pajtim me ofertat e tyre.

Panairi do të jetë i hapur prej orës 10 deri në orën 20, çmimi i biletës është 100 denarë për vizitë individuale dhe 50 për vizitë grupore dhe studentë./Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *