Home / Kryesoret / Mbi 50 mijë shqiptarë të Maqedonisë pa shtetësi

Mbi 50 mijë shqiptarë të Maqedonisë pa shtetësi

Mijëra shqiptarë vazhdojnë të jenë pa nënshtetësinë e Maqedonisë dhe ky problem vazhdon të heshtet, edhe para diplomatëve të lartë të BE-së, me pretendimet se është harmonizuar ligji për shtetësi sipas standardeve evropiane.

Mbi 50 mijë shqiptarë vazhdojnë të jenë pa shtetësi dhe kryesisht pa te kanë ngelur të gjithë ata që janë lindur në Maqedoni dhe jetojnë me dekada të tëra, ndërsa pas periudhës së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe në fillimet e pavarësimit të Maqedonisë janë gjetur jashtë vendit. Kjo kategori e qytetarëve përbëhet kryesisht nga shqiptarë që për mbi 50 vite e më tepër jetojnë në Maqedoni, por që kanë origjinë nga zonat e tjera shqiptare nga Kosova, Lugina e Preshevës apo ish-republikat e tjera jugosllave. Një shifër e tillë e përafërt jepet edhe nga ekspertë dhe avokatë që janë marrë me lëndë të tilla, të cilët theksojnë se kjo problematikë po ndjekë dhe ka vënë në hallë shumë familje shqiptare, por që tashmë ato janë lënë në harresë totale, njofton agjecia e lajmeve INA.

Eksperti për çështje juridike, i njohur si ish-avokat që është marrë me problematikën e tillë, prof.dr. Osman Kadriu ka theksuar kohë më parë se për shqiptarët në Maqedoni çështja e nënshtëtësisë është e politizuar, ndërkohë që sipas tij edhe Ligji mbi shtetësinë i takon grupit të ligjeve diskriminuese, meqenëse parashikon shumë kushte dhe formalitete për rregullimin dhe fitimin e nështetësisë së Maqedonisë.

“Bie në sy se prej gjithë kushteve dhe formaliteteve që kërkon Ligji për shtetësinë, një prej tyre është tepër rigoroz. Fjala është se në procedura administrative për fitimin e shtëtësisë e cila zhvillohet në MPB, në procedurë involvohet edhe sigurimi shtetëror i cili duhet të jep mendim paraprak”, ka theksuar eksperti Osman Kadriu.

Sigurimi shtetërorë sipas tij, për shumë kandidatë shqiptarë ka dhënë mendim negativ në procedurë duke shfrytëzuar të drejtën e tij për të dhënë një mendim dhe vlerësim.

”Në atë procedurë kemi patur raste që të kemi edhe shpërdorim të pozitës dhe tejkalim të autorizimit zyrtarë” thotë eksperti i jurisprudencës Kadriu.

Një pjesë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit vijnë në pushime me pasaporta të huaja, gjermane apo belge, të cilët thonë i marrin pa asnjë problem, pas plotësimit të kushteve të vendqëndrimit prej tre deri në 7 vite. “Këtu është diktaturë e egër dhe nuk të ndihmon askush. Ne i tregojmë gjermanëve se si ndodh që të refuzohemi për shtetësi, ata çmenden për dukuri të tilla”, thekson Iljasa Nebiu, një mërgimtarë, i cili ka hequr dorë tashmë nga shtetësia e Maqedonisë, edhe pse ai thotë se është i lindur dhe familja e tij jeton më shumë se 60 vite në këtë vend.

Qytetarët e pyetur që nuk kanë shtetësi theksojnë se janë të zhgënjyer nga të gjitha institucionet, të pyetur edhe për Avokatin e Popullit. “Po kot kemi bërë ankesa të ndryshme, ndërsa MPB nuk merrë në dorë askend”, thekson Avdiu, një kryefamiljar kumanovarë që poashtu nuk posedon shtetësinë. Ai pohon se edhe të moshuarat 70-80 vjeçare që jetojnë në Maqedoni nuk kanë shtetësi dhe nuk u jepet ajo.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *