Home / Lajme / Botë / Mbyllet dhe evakuohen dy terminale në aeroportin e Parisit “Orli”

Mbyllet dhe evakuohen dy terminale në aeroportin e Parisit “Orli”

Dy terminalet e aeroporti të Parisit “Orli” janë mbyllur dhe janë evakuuar pas incidentit me patrullën ushtarake, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Njëherësh është ndërprerë i gjithë komunikacioni ajror, kumtoi drejtoria për komunikacion ajror civil. Qasja drejt aeroportit është mbyllur për komunikacion, ndërsa nga terminali “Jug” janë evakuuar rreth 3.000 persona.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se një person është qëlluar prej forcave të sigurisë pasi paraprakisht ka tentuar t’i marrë armët një pjesëtari të patrullës ushtarake.

Qeveria franceze kërkoi përmes rrjeteve sociale sjellje të përgjegjshme të shfrytëzuesve të tyre dhe të mos përhapin informacione të rrema

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *