Home / Kryesoret / Mbyllet instituti “Pavell Shatev” (Foto)

Mbyllet instituti “Pavell Shatev” (Foto)

Me vendimin që është konfirmuar edhe nga Regjistri Qendror, Instituti “Pavell Shatev” është fshirë nga evidenca e shoqatave qytetare, shkruan BIRN. Ndalimi i ekzistimit të shoqatës, e njohur në opinion për anketat për mendim publik, që favorizonte pushtetin, është rezultat i vendimit të sjell më 2 mars të këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Anketa e fundit e këtij instituti u publikua përpara zgjedhjeve parlamentare, më 10 dhjetor. Në atë anketë njëra nga pyetjet ishte se “a  përkrahni partinë e cila merret me konceptin për dygjuhësi në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe marrëveshje kornizë të re”, të cilës 4.9% i janë përgjigjur me “po”, ndërkaq 93.5% e të anketuarve i janë përgjigjur me “jo”.

Për këtë institut mediat shpesh kanë shkruar se është i afërt me VMRO-DPMNE-së, dhe se është regjistruar në adresë të një banese private në Çair dhe se një pjesë e themeluesve kanë funksione të larta në institucionet shtetërore në kohën e VMRO-DPMNE-së./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *