Home / Lajme / Rajon / Me pistoletë dhe drogë në hotel, arrestohet tiransi në Orikum / EMRI

Me pistoletë dhe drogë në hotel, arrestohet tiransi në Orikum / EMRI

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në dhomën e hotelit ku jetonte i është gjetur pistoletë, fishekë dhe lëndë narkotike.

Policia bën me dije se i arrestuari është  Leonard Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me rezidencë banimi në Orikum. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një hoteli ku banon (rezident) Orikum, shërbimet e policisë i kenë gjetur të fshehur në dhomë:

– një armë zjarri Pistoletë e llojit TT, model 54,

– një krëhër me 6 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm

– një sasi prej 6.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Policia bëri sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *