Home / Kryesoret / Më shumë ankesa për “heshtje administrative”

Më shumë ankesa për “heshtje administrative”

Numri më i madh i ankesave deri te Komisioni për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet me karakter publik kanë përfunduar me rezultat pozitiv për kërkuesit e informacioneve. Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me të a.q heshtje e administratës.

Kjo theksohet në rezultatet nga hulumtimi i “Analitikës” ku e publikuan raportin e parë tremujorë nga ndjekja e punës së Komisionit për mbrojtjen së drejtës të qasjes së lirë deri te informacionet me karakter publik dhe Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sipas hulumtimit, pas fillimit të procedurës ankimuese kërkuesit më shpesh i marrin të dhënat e kërkuara. Megjithatë, një pjesë e institucioneve aspak nuk u përgjigjen shkrimeve të Komisionit dhe ende nevojiten trajnime për zbatim të drejtë të ligjit. Lidhur me ankesat për qasje të refuzuar për shkak nivelit të kualifikimit të informacioneve të kërkuara, Komisionit në të gjitha rastet i ka konfirmuar vendimet për refuzimin e qasjes, kumtojnë nga “Analitika” të cilat përpilojnë raporte tremujorëshe përmes projektit “Rregullator shtetëror transparent dhe efikas dhe trupa vëzhgues”, që e zbatojnë me mbështetje nga Ambasada Britanike.

“Analitika” vlerëson se edhe të dy trupat në të ardhmen duhet të tregojnë proaktivitet në punën e tyre. Jostabiliteti politik dhe mungesa e pushtetit funksional ligjdhënës mund të ketë ndikim negativ ndaj punës së tyre. Pozitive është ajo që të dy trupat në kohë i publikuan programet e tyre për punë për vitin 2017. Megjithatë nuk kanë kornizë të saktë kohore dhe financiare që mund të kontribuojë ndaj vështirësive në realizim, thuhet në kumtesë, njofton AIM.

Lidhur me transparencën, “Analitika” informon se sipas hulumtimit, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka aktivitete të konsiderueshëm dhe të vazhdueshëm në media, posaçërisht në radio, mediat e shtypura dhe rrjetet sociale. Internet faqja e saj ka informacione gjithëpërfshirëse dhe lehtë të qasshme për qytetarët, si dhe mundësi për parashtrim elektronik të kërkesës për konfirmimin e shkeljes së të drejtës të privatësisë dhe nismës për vëzhgim inspektues. Qytetarëve u nevojiten më shumë hapa të marrin informacione për realizimin e së drejtës të qasjes deri te informacionet, dhe Komisioni për mbrojtjen e kësaj të drejte është më pak prezente në mediat tradicionale dhe rrjetet sociale. Internet faqet e të dy trupave azhurnohen rregullisht , ndërsa faqet e Drejtorisë duhet në mënyrë shtesë të rregullohen në gjuhën shqipe, theksohet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *