Home / Lajme / Maqedoni / Media e afërt me Trump-in, godet ambasadorin amerikan në Shkup

Media e afërt me Trump-in, godet ambasadorin amerikan në Shkup

Ne kemi shkruar edhe më parë për mënyrën se si Departamenti i infektuar i Shtetit në krye me Xhorxh Sorosin, po përpiqet që të imponojë vullnetin e tyre në Shqipëri. Për fat të keq, problemi është metastazik si një kancer, që kërcënon të shkatërrojë të gjitha qeveritë konservatore në Ballkan, shkruan “Washington Times”, transmeton Gazeta Express.

Vendi i fundit sovran, ku ambasadori i SHBA i ka tejkaluar kufijtë e tij për të ndihmuar agjendën e së majtës, është Maqedonia, ku konservatorët janë në një betejë me vdekjen, kundër asaj që tanimë quhet “Ushtria e Sorosit”. Rezultati fitimtar për Sorosin nga kjo betejë, do të jetë një fluks i madhi emigracionit islamik të pakontrolluar, dhe politikave “progresive” të perandorit Soros dhe Lordit të tij Barak Obama.

E famshmja “Judicial Watch” ka bërë një analizë të shkëlqyer të problemit duke raportuar se “qeveria amerikane ka shpenzuar në heshtje miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë për të destabilizuar të zgjedhurit në mënyrë demokratike të qendrës së djathtë, në bashkëpunim me krahun e majtë të financuar nga filantropi George Soros”.

Sipas kësaj analize thuhet se i zgjedhuri i Obamës për ambasador në Maqedoni, Jess L. Baily, ka punuar sipas skenarëve të Sorosit dhe fondacionit të tij “Shoqëria e Hapur” për të investuar shuma të mëdha parash të taksapaguesve amerikanë për këtë çështje, që është një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, transmeton Gazeta Express.

Çdokush që ka dijeni për historinë e kohëve të fundit në Ballkanit, e di se rajoni është i ndarë në popuj, të cilat kanë zhvilluar luftëra të përgjakshme shekujve të fundit. Popujt e fundit ku SHBA intervenoj që të shtyhet agjenda e Soros ishte Iraku dhe Siria. Këto operacione nuk përfunduan aq mirë, dhe Evropa është ende duke paguar pasojat, duke u përballur me miliona emigrantë që vërshuan kontinentin e Evropës, të nxitur nga z.Soros, z.Obama dhe mbështetësit e tyre. Ky skenar mund të përsëritet tek Social-demokratët të mbështetur nga një aleancë e fuqive shqiptare, pra duke e luajtur këtë lojë tani në Shkup.

Disa ligjvënës amerikanë kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth krizës në Maqedoni, por udhëheqësit e re në Departamentin e Shtetit po lëvizë mjaft shpejt. Ndërsa demokratët përpiqen të bëhen pengesë e agjendës së Trump-it, që të parandalojnë marrjen e pushtetit nga presidenti i ri, pra, qëllimi i strategjisë së tyre doket i qartë – që të goditin çdo lëvizje konservatore rreth globit para se ta zëvendësojnë të njëjtën. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *