Home / Lajme / Rajon / Mediat italiane zbulojnë firmën e kontaktuar për 1300 kontejnerët e zhdukur

Mediat italiane zbulojnë firmën e kontaktuar për 1300 kontejnerët e zhdukur

Një mister i gjatë, si rruga që të çon nga Italia në Maqedoni, duke kaluar përmes Shqipërisë. Është një mister ndërkombëtar historia e kontejnerëve të mbushur me mbetje, që nga Italia duhej të kalonin për t’u eliminuar në ish-republikën jugosllave. Misteri prek edhe një firmë nga Forsinone, Fcl Ambiente srl, me seli në zonën industriale ku duhej të arrinin mbetjet e zhdukura.

Nga lajmet e dala në gazetën Roma dhe sitin Pianeta Italia news, ripublikuar më pas në shtypin shqiptar, grek e maqedonas, hetimet kanë filluar në anën tjetër të Adriatikut. Por për këtë rast po heton edhe Drejtoria Distriktuale Anti-Mafia e Romës, – shkruan Syri.net.

Hetimet janë të rezervuara, aq sa askush nuk iu përgjigj pyetjes për kontejnerët e humbur në konferencën e përbashkët për shtyp të Franco Robertit dhe Adriatik Llallës në Tiranë.

Deri tani dihet që, më 2016, 1300 kontejnerë me rreth 30 mijë tonë u nisën nga Gioia Tauro, me destinacion zyrtar landfillin e Drislës në Maqedoni, pa mbërritur kurrë atje.

Landfilli është pikërisht ai që manaxhohet nga firma Fcl. Kjo e fundit, siç lexohet në sitin e firmës me seli në rrugën Armando Vona e me administrator të vetëm Massimiliano Ferrazzolin, është një shoqëri që i përket grupit  financiar Centro Lazio spa, me seli në Romë.

Fcl Ambiente, në janar 2013, përmes investimit 73 milionë euro, fitoi tenderin ndërkombëtar të privatizimit të landfillit të Drisalës në Shkup, ndër më të mëdhenjtë në Evropë. Komuna e Shkupit ka 20 për qind të aksioneve.

Grupi Centro Lazio ka një kapital shoqërie 600 mijë euro. Duhet thënë se shoqëria nuk është në qendër të hetimeve, për shkak se ajo ishte destinacioni ku mbetjet duhej të mbërrinin. Hipoteza më e besueshme është që mbetjet arritën sipas itinerarit në Durrës, por që aty në Maqedoni shkuan vetëm 1140 kontejnerë nga 2604. Po të tjerët? Në këtë pikë del dyshimi që mund të jenë përpunuar ilegalisht në Shqipëri, të djegura ose të groposura.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *