Home / Lajme / Botë / Mediat turke e prezantuan Merkelin si “Hitleri femër”

Mediat turke e prezantuan Merkelin si “Hitleri femër”

Në faqen kryesore të gazetës proqeveritare turke “Gjunesh” është publikuar fotografi e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është shfaqur me mustaqe dhe e veshur në uniformë naziste.

Mbi fotografi shkruan “Hitleri femër”, ndërsa është vendosur edhe svastika dhe shkrim “Frau Hitler” dhe “tezja e shëmtuar”.

Gazeta në internet faqen e saj publikoi edhe një fotografi tjetër nga Merkeli me mustaqe dhe përshëndetje naziste me titull “Nuk ka dallim në krahasim me Hitlerin”.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i akuzoi Gjermaninë dhe Holandën për “praktikë naziste” pasi këto dy vende ndaluan prezencën e ministrave turk në tubime politike

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *