Home / Kryesoret / Memeti: Institucionet janë kapur nga politika

Memeti: Institucionet janë kapur nga politika

Duke prezantuar raportin vjetor, Avokati i popullit, Ixhet Memeti thotë se në krahasim me vitin 2016, nuk ka asnjë përparim, përkundrazi ka stagnim si dhe ngecje, transmeton Zhurnal.

Siç thotë Mehmeti, institucionet nuk po bashkëpunojnë mjaftueshëm me Avokatin e Popullit dhe ende kemi institucione të politizuara dhe jofunksionale të cilat kanë zbatuar agjenda partiake.

Ai thotë se po shpeshtohen dhe ankesat për projektin “Termini im” i cili ka shkaktuar kaos në shëndetësinë publike.

“Përshkak të pengesave në punë nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Shëndetësisë, MPB, Ministrisë së Drejtësisë dhe DAP, Avokati i Popullit nuk arriti të zbatojë procedurat për mbrojtje dhe të drejtat e qytetarëve”, konstatoi Memeti.

Memeti shtoi se të burgosurit edhe më tej qëndrojnë në kushte johumane dhe jonjerëzore dhe u është shkurtuar e drejta e mbrojtjes shëndetësore. Ai theksoi se është konstatuar dhe përdorim tejmase e dhunës të policisë së burgut, si dhe brutaliteti policor i theksuar gjatë kohës së protestave të Revolucionit Shumëngjyrësh.

Avokati i Popullit vitin e kaluar ka ndërmarë 4718 raste nga të cilat janë pranuar 3775 ankesa ndërsa 37 ishin të hapura me iniciativë personale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *