Home / Kryesoret / Mesila ia kthen selamin Mukit, për Iliridën nuk më ndalojnë të flas sllavët e as dhëndurët e sllavëve

Mesila ia kthen selamin Mukit, për Iliridën nuk më ndalojnë të flas sllavët e as dhëndurët e sllavëve

Deputetja Mesila Doda e cila ditë më parë dridhi të gjithë Maqedoninë me deklaratën e sajë se Maqedoninë nuk e njeh si shtet dhe nëse dikush i thotë FYROM apo Maqedoni ajo i thotë ILIRIDË jo që reaguan të gjithë partitë maqedonase por edhe deputeti shqiptarë LSDM-së Muhamed Zekiri deklaratat e saj i quajti si patriotizëm të rrejshëm.

Partia e saj është e vogël me 1,2 deputet e njejtë si partia e Amdi Bajramit. Ajo me shet patritoizem, kush ësht ajo zonjë, ajo nuk i ndihmon shqiptareve ajo i ndihmon VMRO-DPMNE-së”, theksoi Zekiri.

E pyetur nga portali TetovaSot se si i komenton këto sulme të deputetit shqiptarë Mesila Doda u shpreh se nuk mund të ndalojnë të flasë për Iliridën as Sllavët e as dhëndurët e sllavëve.

Unë nuk merrem me polemika personale. Jam ligjvënëse e Kuvendit të Shqipërisë. Rrënjët e mia janë në Iliridë, prandaj për Iliridën nuk më ndalojnë të flasë as sllavët, as dhëndurët e sllavëve” tha Doda.

Deputetja e PDIU-së gjithashtu për portalin TetovaSot u shpreh se sot do të ketë një fjalim lidhur me Maqedoninë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *