Home / Kryesoret / Milloshoski: Kryetari i Kuvendit duhet të jetë i aftë dhe i përshtatshëm për punën e kësaj shpie ligjvënëse

Milloshoski: Kryetari i Kuvendit duhet të jetë i aftë dhe i përshtatshëm për punën e kësaj shpie ligjvënëse

Ka rifilluar seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë ku deputetët diskutojnë për formimin e komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka thënë se kryetar i Kuvendit do të duhet të zgjedhet nga partia fituese, pra VMRO-së.

”Komisioni për emërim dhe zgjedhje nuk duhet të lejojë që të ketë kandidat për kryetar Kuvendi që më herët ka qenë i falur. Komisioni nuk duhet të lejojë deklarata nga shtetet tjera. Kryetari i Kuvendit duhet të jetë i aftë dhe i përshtatshëm për punën e kësaj shpie ligjvënëse. Kryetari i Kuvendit nuk duhet të mbrojë dhe të bëjë revizion Marrëveshjen e Ohrit e cila më parë është njohur nga të gjitha palët. Kryetari i ri duhet të udhëhiqet nda dëshira për të rihapur çështje etnike që kërkojnë zgjidhje binacionale dhe Maqedoni të ridefinuar.” tha gjithashtu Milloshoski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *