Home / Kryesoret / Milloshoski: Zgjedhje të reja ose përndryshe nuk do të lejojmë federalizimin dhe shtetin bi-nacional

Milloshoski: Zgjedhje të reja ose përndryshe nuk do të lejojmë federalizimin dhe shtetin bi-nacional

Ekzistojnë dy zgjidhje reale dhe të mundshme për dalje nga kriza politike, e ato janë qeveri e pakicës me heqje dorë të qartë nga platforma shqiptare nga ana e Zaevit ose zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me lokalet, kjo ishte porosia që në emër të OBRM-PDUKM-së të kryesuar nga Nikolla Gruevski pas takimit me eurokomisarin Johannes Hahn dhe tre eurodeputetët, mbrëmë e kumtoi Antonio Milloshoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Milloshoski shtoi se do të ishte mirë që me një shpenzim të bëhen zgjidhje të dyfishta-lokalet dhe parlamentaret, në mënyrë që secili qytetar të ndjehet i sigurtë në zgjedhjen e vet se ka votuar për atë që i është ofruar, njofton AIM.

Ai ka theksuar se partia e tij do të vazhdojë me aktivitetin e vet në Kuvend, në institucionet e shtetit me qëllim, siç tha, avancimi i stabilitetit të shtetit dhe të ruhet vullneti zgjedhor i shumicës së qytetarëve të RM-së dhe ky shtet të jetë unitar dhe binacional dhe federativ.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *