Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Ameti në Tiranë në Tryezën e rrumbullakët për një vizion të përbashkët për zonën e mbrojtur ndërkufitare Mali Sharr-Korab

Ministri Ameti në Tiranë në Tryezën e rrumbullakët për një vizion të përbashkët për zonën e mbrojtur ndërkufitare Mali Sharr-Korab

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dje, në Tiranë, R. e Shqipërisë, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në nivel të lartë me rastin e fillimit të Projektit “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Biodiversiteti “. Në këtë ndodhi, ku morën pjesë edhe ministrat e Mjedisit Jetësor nga Kosova dhe Shqipëria, u diskutua për implementimin e Vizionit të Përbashkët për zonën e mbrojtur ndërkufitare Mali Sharr-Korab, për të cilën R. e Maqedonisë ka dhënë edhe mbështetje politike në vitin 2013 me nënshkrimin e Deklaratës Tripalëshe midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

– Këtë projekt e shoh si mundësi për avacimin e bashkëpunimit të deritanishëm rajonal të suksesshëm në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit, sidomos në pjesën e zonave ndërkufitare të mbrojtura.

– theksoi Ameti, duke shtuar se R. e Maqedonisë dallohet me një biodiversitet të madh, karakteristikat themelore të të cilit janë speciet dhe ekosistemet e pasura dhe heterogjene, që i dedikohen pozitës specifike gjeografike, faktorëve klimatik, gjeologjik, gjeomorfologjik, hidrografik, pedologjik etj.  Domosdoshmëria për ndërmarrjen e një  aksioni të  koordinuar në nivel lokal, rajonal dhe global, për parandalimin, reduktimin dhe zbutjen e ndikimeve të dëmshme mbi biodiversitetin është i nevojshëm dhe i mirë pritur.

 

Deri më tani, në rrjedhë është  realizimi i  projektit “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës” dhe “Rruajtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i biodiveritetit në Liqenin e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës”.

Në vitin 2016 u zbatua projekti i BE IPA: “Përforcimi i kapaciteteve për zbatimin e Natyra 2000”, përmes së cilit u përgatit Ligji i ri për mbrojtjen e natyrës dhe aktetet nënligjore me qëllim të transponimit të plotë të direktivave të BE-së për habitate dhe zogjë. Të njëjtin vit,  bashkëpunimi ndërkufitar midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë për mbrojtjen e natyrës u avancua përmes formimit të Fondit për mbrojtjen e natyrës Prespë-Ohër (PONT).

Në kuadër të vizitës në Tiranë, ministri Ameti realizoi takime dypalëshe me ministrin shqipëtar të Mjedisit Jetësor Lefter Koka dhe atë kosovar Ferat Shala.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *