Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Ameti: Pa Jugohromin, është ulur ndjeshëm ndotja e ajrit në Tetovë

Ministri Ameti: Pa Jugohromin, është ulur ndjeshëm ndotja e ajrit në Tetovë

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, e ka inkurajuar udhëheqësinë e kompanisë ”Jugohrom” që të fillojë me vendosjen sa më të shpejtë të filtrave, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, mostregimi i shenjave të vullnetit të mirë të menaxhmentit të Jugohromit është shqetësues, duke ritheksuar afatin e dytë për vendosjen e filtrave pas të cilit proces punëtorët duhet të kthehen në punë.

Ameti publikoi edhe të dhënat për ndotjen e ajrit në rajonin e Tetovës të periudhës 2014-2017. Sipas tij, në periudhën 2012-2015 ndotja e ajrit me grimcat PM10 ka qenë në rritje në Tetovë, kurse në 2016 është në rënie sepse nuk punon Jugohromi.

Analizat e publikuara nga ministri Ameti tregojnë rënie të ndotjes së ajrit edhe në muajin shkurt, por edhe në ditët e para të muajit mars të këtij viti, për 60.4%.

Më tej, ministri Ameti shtoi se prania e arsenit është ndjeshëm më e ulët kur Jugohromi nuk punon./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *