Home / Kryesoret / Ministri Kuçi pjesëmarrës në Forumit ekonomik mbarëkombëtarë në Shqipëri

Ministri Kuçi pjesëmarrës në Forumit ekonomik mbarëkombëtarë në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot nisi vizitën zyrtare në Shqipëri, ku gjatë dy ditëve të ardhshme do të zhvillohet takimi i radhës i prodhuesve shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Ky takim organizohet ne vijim të takimit të Prizrenit dhe Mavrovës, në kuadër të marrëveshjes midis Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ndërsa pjesëmarrës janë Ministrat e Ekonomisë të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore dhe Dhoma e Tregëtisë-Tiranë.

Temë kryesore e diskutimit do të jetë propozimi për krijimin e një Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar si iniciativë e cila do të ketë si qëllim promovimin e sipërmarrjes dhe prodhimit, si dhe produkteve të trojeve shqiptare.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *