Home / Lajme / Rajon / Ministri zgjedh të surprizojë sot me lule gratë artizane në Shkodër (Foto)

Ministri zgjedh të surprizojë sot me lule gratë artizane në Shkodër (Foto)

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, njëherësh edhe i deleguar i qeverisë për qarkun e Shkodrës, ka zgjedhur sot që të surprizojë gratë që punojnë punimet artizanale në qytetin e Shkodrës.

Nëpërmjet një statusi, Bushati shkruan se ‘8 Marsi nuk është thjesht dita ndërkombëtare e gruas. Ajo është kujtesë dhe thirrje që mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të grave do të thotë kontribut i drejtpërdrejtë për një shoqëri me më shumë barazi dhe drejtësi”.

Statusi

Artizanati shqiptar, një bukuri që sfidon çdo epokë

Gruaja shqiptare ka ditur gjithnjë të bëjë gjera të bukura, për veten, familjen dhe përfaqësimin e vlerave të kombit. Punimi i qilimave artizanal është një sipërmarrje e vështirë në epokën e industrializimit, por pasioni, bukuria dhe emocioni që të jep një punim artizanal duket se sfidon çdo epokë.

Në punishten e prodhimit të qilimave artizanal në Zogaj, Shkodër, Nebije Çotaj së bashku me grate dhe vajzat e punësuara vijojnë të mbajnë gjallë traditën shekullore të zonës. Falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës kjo sipërmarrje do të njohë një stad tjetër duke konsoliduar kësisoj traditën e artizanatit shqiptar.  8 Marsi i dedikohet pikërisht grave e vajzave që përcjellin vlera pozitive në zhvillimin e shoqërisë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *