Home / Sport / MKRS-ja 300 mijë euro për ndërtimin e stadiumit

MKRS-ja 300 mijë euro për ndërtimin e stadiumit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Pejës, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum u nënshkrua me qëllim të mbështetjes financiare në realizimin e projektit:“Ndërtimi i Stadiumit në Radavc”.
Për ndërtimin e stadiumit në Radavc të Pejës, MKRS-ja do të investojë 300 mijë euro (treqind mijë euro). Ky projekt pritet të realizohet gjatë viteve 2017/18.

Ministri Kujtim Shala tha se ky investim për realizimin e këtij projekti bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe ngritjes së cilësisë së kushteve për të rinj dhe sportistë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, u shpreh se ndjehet i kënaqur që projekti për ndërtimin e Stadiumit ne Radavc të Pejës, u nënshkrua sot. Ai shprehu falënderim për ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë Komunës së Pejës në krijimin e hapësirave të nevojshme për aktivitetet sportive.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *