Home / Kryesoret / Mogherini nesër do t’i jep vërejtje serioze Gruevskit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-03-01 10:50:51Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Mogherini nesër do t’i jep vërejtje serioze Gruevskit

Nesër pritet që përfaqësuesja e lartë e Unionit Europian, Federika Mogherini të arrijë në Shkup, pasi që ka paralajmëruar se do të vizitojë shtetet ballkanike, shkruan Zhurnal.

Në prag të vizitës, përfaqësuesja e BE-së, deklaroi se kjo mini-turne e saj nëpër shtetet ballkanike është me qëllim të sigurohet “pakthyeshmëria e procesit të integrimit të këtyre vendeve në Union”.

Në këtë rrugëtim është edhe Republika e Maqedonisë që tani më një kohë të gjatë po mundohet të integrohet në Unionin Europian por deri tani nuk ka arritur sukses, dhe për këtë shkak Federika Mogherini do të tentojë që të ndihmojë vendin në këtë proces.

Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin në një deklaratë të dhënë për Zhurnal komentoi vizitën e Mogherinit dhe tha se ajo vjen në një kohë kur po ashpërsohet skena politike në vend, dhe njëkohësisht po ndodhin protesta të caktuara destabilizuese nga nacionalistët maqedonas.

“Mogherini vjen në një kohë kur po ashpërsohet skena politike në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht është evidente se me shumë mundësi si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë do të jetë Zoran Zaev, por paralelisht në shtet po ndodhin protesta të caktuara destabilizuese duke thirrur për pastrim të Maqedonisë nga maqedonasit nacionalist të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, po ofendohen shqiptarët me fjalët më vullgare, gjë që është një lloj alarmi për stabilitetin e shtetit, gjithashtu edhe një lloj vërejtje për qeverinë që është në ikje dhe Gruevskin”, deklaroi kështu për Zhurnal, ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin.

Ruzhin parashikoi planprogramin e Mogherinit në Shkup, dhe tha se përfaqësuesja e lartë e unionit europian do të takohet me aktorët kryesorë të skenës politike, me presidentin Ivanov dhe se do të shqyrtojë mundësinë e përparimit të Republikës së Maqedonisë në integrimet Euroatlantike.

“Mogherini me siguri do të takohet me aktorët kryesorë të skenës politike në vend dhe të shqyrtojë se cilat janë mundësitë për formimin e një qeverie të zgjeruar stabile , pastaj mendoj do të ketë takim edhe me presidentin Ivanov i cili pa ndërprerë mbron njërën palë dhe i tejkalon ingerencat e tija Kushtetuese që të prolongojë dhënien e mandatit dhe e treta nëse bindet për një të ardhme europiane të Maqedonisë, me shumë mundësi do të cekë dhe PSP-në dhe marrëveshjen e Përzhinos si baza të Raportit të Progresit të Republikës së Maqedonisë për përparimin e vendit në këtë drejtim, por një gjë është e vërtetë se marrëdhëniet ndëretnike nga pikëpamja e Brukselit janë më të rëndësishme dhe kushtet më elementare për stabilitetin e shtetit. Për këtë, kjo që po ndodh në rrugët nga ana e nacionalistëve maqedonas nuk është mirë në sytë e Brukselit dhe mendoj që VMRO do të marin një vërejtje serioze, dhe me këto ngjarje VMRO-DPMNE i gropoi të gjitha mundësitë për krijimin e një qeverie të mundshme me partitë shqiptare sepse u tregua ajo fytyrë e VMRO-së si në vitet e 90-ta me slloganet e njejta nacionaliste, me idetë e njejta që e gjithë bota i dënon dhe për këtë shkak mendoj që pozita e VMRO-DPMNE-së, edhe pse kanë shuma të mëdha parash, nuk janë për tu respektuar në sytë e Mogherinit”, përmbylli kështu për Zhurnal, Nano Ruzhin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *