Home / Lajme / Kronika e zezë / Mori ryshfet 1000 euro për një vend pune, procedohet 28 vjeçarja

Mori ryshfet 1000 euro për një vend pune, procedohet 28 vjeçarja

Një vajzë e re po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet se dyshohet të ketë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga një qytetar në këmbim të një vendi pune.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet K.K., 28 vjeçe. 28 vjeçarja gjatë këtij muaji dyshohet t’i ketë marrë 1000 euro shtetasit K.D., 33 vjeç në këmbim të gjetjes së një vendi pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *