Home / Kryesoret / Mosmbajtja e zgjedhjeve lokale – shkollat, kopshtet dhe punëtorët mund të mbesin pa rroga!

Mosmbajtja e zgjedhjeve lokale – shkollat, kopshtet dhe punëtorët mund të mbesin pa rroga!

A është vënë tashmë në pikëpyetje funksionimi i komunave dhe çfarë pasoja ndaj qytetarëve mund të ketë bllokimi e punës së pushtetit lokal? Këto pyetje janë ngritur pasi Parlamenti nuk i shpalli zgjedhjet lokale, shkruan gazeta Koha. Duke marrë parasysh se mandati i kryetarëve të komunave dhe e këshillit komunal ishte katër vjet, domethënë përfundon më 22 mars, gjegjësisht më së voni deri në gjysmën e majit duke pasur parasysh mandatin e vonuar të Kodit zgjedhor, është e qartë se tanimë nga 15 maji, pushteti lokal nuk do të ketë autoritet në marrjen e vendimeve.

Nga Ministria e Drejtësisë ditë më parë informuan se kryetarët aktual të komunave dhe anëtarët e Këshillit të komunave mund ti kryejnë përgjegjësitë e tyre deri në gjysmën e majit. Në ndërkohë, frika tashmë ndjehet gjithandej. Pa mjete financiare do të mbesin shkollat, kopshtet për fëmijë dhe puna e tyre do të bllokohet. Këshilla e komunave nuk do të mund të sjellin vendime, punëtorët nuk do të paguhet, shkollat dhe kopshtet për fëmijë poashtu. Ndërmarrjet e shërbimeve publike, të cilët fitojnë mjete financiare nga komuna për shkak të programeve të miratuara nga Këshilli, gjithashtu nuk do të mund të fitojnë mjete financiare.

Ndërsa, qytetarët, me sa duket, tashmë po përballen me probleme. Në një komunë në Shkup tashmë janë ndërpre procedurat për legalizimin e ndërtimeve pa leje, gjegjësisht, komisioni përgjegjës për përcaktimin e gjendjes faktike nuk del në terren. Qytetarët reagojnë se tanimë as nuk sillen vendime për blerjen e tokës, nuk jepet leje për ndërtim, sepse siç u kanë thënë qytetarëve, nuk ka kush ti nënshkruaj aktet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *