Home / Kryesoret / Mot me diell, pasdite vranësira

Mot me diell, pasdite vranësira

 Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore, më të shprehur përgjatë Vardarit. Vranësirat pasdite do të rriten, ndërsa gjatë natës dhe të premten do të ketë të reshura të dobëta lokale, posaçërisht nga juglindja.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus tre deri katër, ndërsa ajo e ditës do të lëviz prej 14 deri 24 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë moti me diell, me erë mesatare deri të përforcuar veriore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri dy gradë, ndërsa ajo e ditës deri 20 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare juglindore. Në këtë periudhë nuk priten temperatura negative në mëngjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *