Home / Kryesoret / Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira me reshje lokale të shiut, ndërsa në disa male me borë të lehtë.

Pasdite reshjet do të pushojnë dhe vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here do të fryjë edhe erë e fortë veriore dhe veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit me kushte për shi të dobët, ndërsa pasdite reshjet do të pushojnë dhe vranësirat do të ulen. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri katër, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 12 gradë Celsius

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *