Home / Kryesoret / Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 19 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare kohëpaskohshme e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri një, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 15 gradë.

Edhe të shtunën moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit erë e kohëpaskohshme e përforcuar jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit të shtunën do të lëvizë prej minus katër deri katër, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 20 gradë.

Të dielën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut me intensitet të dobët. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri 20 gradë. Temperatura ditore do të jetë në rritje posaçërisht gjatë fundjavës dhe në ditët e para nga java e ardhshme dhe do të lëviz në interval prej 15 deri 22 gradë Celsius.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *