Home / Lajme / Botë / Mposhtet qeveria, emigrantët nuk largohen nga Britania

Mposhtet qeveria, emigrantët nuk largohen nga Britania

Qeveria britanike është mposhtur pasi “House of Lords”vendosi se ministrat duhet të garantojnë të drejtat e shtetasve evropianë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pas procesit të Brexit.

Votimi 358 me 256 përbën humbjen e parë të qeverisë britanike ndaj parlamentit.

Sipas ministrave kjo çështje është prioritare dhe duhet të jetë pjesë e një marrëveshje për të mbrojtur emigrantët britanikë përtej deteve.

                      Emigrantët britanikë në vendet e BE

Projektligji do i japë kryeministres britanike Theresa May autoritetin për të nisur procesin e Brexit nënme negocimet zyrtare nën Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës.

Amendamendi i refuzuar nga Lordët kërkon që qeveria të paraqesë propozimet e saj për artikullin 50 brenda 3 muajve për t’u siguruar shtetasve evropianë të njëjtat të drejta në Mbretërinë e Bashkuar edhe pas procesit të Brexit.

             Shtetasit evropianë në Britani

Gjithçka mund të marrë një kthesë kur anëtarët e Parlamentit të votojnë sërish për projektligjin e Brexit.

Qeveria shpreson të rikthejë rezultatin kur legjislacioni t’i kalojë “House of Commons”.

        Si lëviz në Parlamentin britanik projektligji i Brexit

Departamenti për daljen nga Bashkimi Evropian tha: Jemi të zhgënjyer që “House of Lords” kanë vendosur të ndryshojnë një projektligj që “House of Commons” e kanë kaluar pa asnjë ndryshim. Projektligji ka një qëllim largpamës: Të miratojë rezultatet e referendumit dhe të lejojë qeverinë të vazhdojë me negociatat”./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *