Home / Kryesoret / Muhamed Zekiri sulmon Mesila Doden: “Po shet patriotizëm të rremë”

Muhamed Zekiri sulmon Mesila Doden: “Po shet patriotizëm të rremë”

Deputeti shqiptar nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, mbrëmë në një emision në tv21, ka sulmuar ashpër deputeten e PDIU-së, në parlamentin e Shqipërisë, Mesila Dode, pas deklaratave të saja se Maqedoninë ajo e njëeh si Iliridë e jo si Maqedoni e as si FYROM, duke kërkuar nga Dibra pavarësinë për Iliridën, nëqoftë se nuk do të pranohen kushtet e platformës së partive politike shqiptare, transmeton Gazeta Express.

Sipas Muhamed Zekirit, këto deklarata janë në shërbim të Nikolla Gruevskit për të rritur tensionet ndëretnike në Maqedoni. Ai poashtu është shprehur se shqiptarëve të Maqedonisë ka kush u del zot, e jo dikush nga atje duke shitur patriotizëm.

“Partia e sa e vogël me 1 apo 2 deputetë, njëjtë si kjo e Amdi Bajramit këtu tek ne, po shet patriotizëm, kush është kjo zonjë, ajo nuk ju ndihmon shqiptarëve, përkundrazi ajo i ndihmon VMRO-DPMNE-së, ka theksuar mes të tjerave deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Më herët këtë deklaratë të deputetes shqiptare Mesila Dode e kundërshtoi ashpër edhe kreu i LSDM-së, kurse mediat maqedonase hodhën mundësinë e shpalljes për person “non grata” të Mesila Dodes, pasi që LSDM-ja të marrë drejtimin e vendit./Gazea Express/

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *