Home / Kryesoret / Murat Jashari frikësohet në Gjykatë: Nuk desha ta vras Azem Vllasin

Murat Jashari frikësohet në Gjykatë: Nuk desha ta vras Azem Vllasin

I dyshuari kryesor për tentim-vrasjen ndaj avokatit, Murat Jashari, sot gjatë ditës ka dalë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai para gjyqtarit në seancën për caktimin e masës së sigurisë ka thënë se nuk ka dashur që ta vrasë Azem Vllasin, por vetëm që ta lëndojë fizikisht. E gjithë kjo, sipas Jasharit, për shkak të të kaluarës politike të Vllasit.

Ndërkohë që gjykata shumë shpejt pritet të dalë me vendim për caktimin e masës së ndalimit për tre të dyshuarit, për tentim-vrasjen e Azem Vllasit.
Kujtojmë që prokurori i rastit ka kërkuar kërkuar një muaj paraburgim për Murat Jasharin, të dyshuar për tentim-vrasje ndaj avokatit Azem Vllasi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *