Home / Kryesoret / NACIONALIZMI DO TË SHKATËROJË MAQEDONINË – (VIDEO)

NACIONALIZMI DO TË SHKATËROJË MAQEDONINË – (VIDEO)

E ardhmja e Maqedonisë është në pyetje, theksoi sot në Bruksel kryetari i Grupit Liberal në Parlamentin Evropian Gi Verhofshtad, ish-kryeministër i Belgjikës.Ai ka reaguar ndaj informacioneve se në Maqedoni në skenë është nacionalizmi që është mënyra më e mirë për të shkatërruar perspektivën evropiane të Maqedonisë.

“Nacionalizmi është receta më e mirë për shkatërrimin e të ardhmes evropiane të çdo vendi. Politikanët maqedonas nuk duan të lënë pushtetin dhe kështu rrezikojnë duke shkaktuar konfrontim ndëretnik. Në vend të kësaj, ata duhet të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve, të marrin përgjegjësi serioze dhe të lejojnë formimin e qeverisë. Maqedonia nuk ka kohë për të humbur. Tani bëhet fjalë për të ardhmen e saj”, tha  Verhofshtad.

Me deklaratën se dy shtete në Ballkanin Perëndimor janë në prag të shkatërrimit, ndërsa tre në krizë të thellë politike, desha ta kthej vëmendjen e Bashkimit Evropian në përgjegjësinë të cilën e kemi ndaj rajonit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak në një intervistë për “Dnevni Avaz”.

Ai nuk donte të sqarojë në cilat shtete konkretisht ka menduar.

“Ky ishte paralajmërimi im, edhe ndaj BE-së edhe ndaj rajonit. Sepse nëse dy shtete janë “në prag të shkatërrimit”, gjërat mund të ndërpriten, proceset të nisen në drejtim, të kundërt dhe ky është obligim jo vetëm i rajonit, por edhe i yni, në Union. Është fakt se situata e Ballkanit Perëndimor dhe në shtet të caktuara është më keq se më herët, të themi prej para pesë viteve, Ndërsa duhej të jetë e kundërta”, theksoi Lajçak.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *