Home / Lajme / Kronika e zezë / Natë e përgjakshme në Tetovë – (VIDEO)

Natë e përgjakshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën mbrëma gjysmë ore pas mesnate me plagë të shkaktuara nga thika në shpinë është lënduar 26 vjeçari I.K ndërsa 30 vjeçari poashtu me iniciale I.K është sulmuar me thikë dhe ka marrë lëndime në dorën e djathtë dhe në shpinë, njofton Televizioni Koha.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bllagoja Toska, në Tetovë ndërsa të dyshuar se i kanë lënduar ata janë 34 vjeçari M.M dhe vëllau dy vjet më i vogël R.M nga Tetova të cilët fizikisht janë përleshur. Të njejtit janë identifikuar, arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë. Dy të lënduarit me veturën e ndihmës së shpejtë janë dërguar në Klinikën e Tetovës u është dhënë ndihma e parë ndërsa 26 vjeçari I.K për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në Klinikat e Shkupit. Është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa janë marrë edhe gjurmë për analizë. Përndryshe, në këtë ngjarje janë përfshirë qytetarë të komunitetit rom ku zënkat e këtilla janë të shpeshta.

Ekipi i Televizionit Koha mëngjesin e sotëm doli në vendngjarje dhe incizoi vendin ku ka ndodhur zënka, edhe pse kishin kaluar disa orë ende shiheshin gjurmët e gjakut.

 

 

Gjithashtu lexo

Fazliu: Do t’i qëndrojmë deri në fund besnik parimeve tona

Faton Fazliu, Shefi i Kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA ka shkurar në FB se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *