Home / Lajme / Rajon / Ndalohet drejtuesi i fondacionit të bamirësisë, mashtronte qytetarët dhe punësonte në të zezë vullnetaret (DETAJE)

Ndalohet drejtuesi i fondacionit të bamirësisë, mashtronte qytetarët dhe punësonte në të zezë vullnetaret (DETAJE)

Është ndaluar drejtuesi i një fondacioni në Korçë dhe 3 vullnetare që akuzohen se kanë mashtruar qytetarët duke u kërkuar para me pretendimin për të ndihmuar familjet në nevojë.

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të fondacionit A. M. 42 vjeç, banues në Tiranë dhe vullnetareve të moshave 221-25 vjeç. Ata u konstatuan një ditë më parë në aksin rrugor Korçë-Pogradec duke ndaluar mjete të ndryshme dhe duke iu kërkuar atyre vlera monetare për fondacionin, për t’i ardhur në ndihmë një familje në nevojë në qytetin e Përmetit.

Veç kësaj, nga hetimi ka rezultuar se ai nuk u paguante siguracionet tre vullnetareve.

Detaje të Policisë së Korçës:

Procedohet penalisht për “Shpërdorim detyre”dhe“Mashtrim” drejtori i një fondacioni bamirësie së bashku me tre vullnetare të këtij fondacioni, pasi i`u kërkonin shuma monetare qytetarëve, me pretendimin per të ndihmuar familje në nevojë, duke i mashtruar këta të fundit.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :

  • A. M, 42 vjeç, banues në Tiranë (drejtor i një fondacioni, nenet 248 dhe 143/2)
  • A. R, 22 vjeçe, banuese në Përmet,
  • A. V, 21 vjeçe, banuese në Tepelenë,
  • J. K, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (të treja shtetaset vullnetare, neni 143/2)

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, shtetasi A.M, me detyrë Drejtor i një fondacioni si edhe tre shtetaset e tjera me detyrë vullnetare të këtij fondacioni, më datë 28.03.2017 u konstatuan në aksin rrugor Korçë-Pogradec duke ndaluar mjete të ndryshme dhe duke i`u kërkuar atyre vlera monetare për fondacionin, për t`i ardhur në ndihmë një familje në nevojë  në qytetin e Përmetit.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm nuk posedonin  asnjë urdhër të shkruar apo autorizim, për të kryer këtë veprim.

Gjithashtu shumat monetare të grumbulluara nuk arkëtoheshin sipas ligjit, me bllok tatimor nga ana e fondacionit si edhe tre shtetaset A.R, A.V dhe J.K (vullnetare) nuk rezultojne të siguruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë e Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 248 dhe 143/2 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *