Home / Lajme / Rajon / “Ndërroi vendin mobiljeve se i duket burrit sikur ka ndërruar gruan”, këshilla për Monika

“Ndërroi vendin mobiljeve se i duket burrit sikur ka ndërruar gruan”, këshilla për Monika

Monika Kryemadhi ka zbuluar detaje interesante nga jeta e saj bashkëshortore me kryeparlamentarin Ilir Meta, duke u ndalur ndër të tjera tek krononlogjia e historisë së dashurisë së tyre, taktikën që ndjek ajo me bashkëshortin sipas këshillës së gjyshes dhe veset që ka Ilir Meta.

“Unë e kam njohur Ilir Metën në vitin 1991, jemi dashuruar në vitin 1994, ndërsa në ’98-ën erdhi në jetë Bora. Kemi 23 vite bashkë. Ne jemi çift shumë i çuditshëm, pasi furtunat në familjen tonë kanë qenë vetëm politike. Uroj që çiftet të jenë si ne.”, ka rrëfyer Monika Kryemadhi, e cila ka zbuluar edhe një “taktikë” që ndjek për të mos ia bërë të mërzitshme Metës martesën.

“Ndërroi mobiljet vendit se i duket burrit sikur ka ndërruar gruan.”, më thoshte gjyshja shpeshherë dhe unë i ndërroj.”, është shprehur ajo duke qeshur.

E sa i përket veseve që e karakterizojnë kryetarin dhe njëherazi kreun e LSI-së, Ilir Metën, bashkëshotja e tij ka zbuluar gjëra mjaft interesante në emisionin “Vila 24”.

“Ilir meta është maskilist si person, nuk është shumë xhentil në marrëdhënie me mua. Ka disa vese, për shembull: Kur lan dhëmbët e bën lavamanin shumë pis me ujë, televizorin se kontrollon dot me shumë telekomanda, sendet personale ia blej unë, shampo deodorant… I them “më kujto dy ditë para që të mbarojnë.”

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *