Home / Lajme / Rajon / Ndjenja e rrallë e dashurisë së nipit për gjyshen… dhe fati i tij tragjik

Ndjenja e rrallë e dashurisë së nipit për gjyshen… dhe fati i tij tragjik

Një djalë i ri humbi jetën tragjikisht ndërsa ndodhej në varrimin e gjyshes së tij, personit që e kishte rritur dhe me të cilën ishte mjaft i lidhur. 29-vjeçari Toni Hidri humbi jetën në varrezat e qytetit të Librazhdit në momentin që i ka dhënë lamtumirën e fundit gjyshes së tij.

Nga dhimbja për këtë humbje, ai nuk është ndjerë mirë për disa çaste dhe ka pësuar infarkt thuajse sipër dheut ku edhe është varrosur gjyshja.

Fatkeqësisht, prindërit e Tonit kanë qenë të ndarë dhe Toni u detyrua që i vogël të rritej nga gjyshja e tij, dhe dashuria e madhe e gjyshes kishte bërë që ai asnjëherë të mos e ndjente mungesën e prindërve.

Mjekët thonë se, në fillim Toni ka pasur tension të lartë dhe fill pas kësaj i ka rënë edhe infarkt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, pa mundur dot që të dërgohej në spital.

Të afërmit dhe miqtë e tij e kujtojnë atë si një djalë të mbarë e të miredukuar, dhe kjo sipas tyre falë gjyshes së tij që e rriti me dashuri. Prej shumë kohësh, Toni emigroi drejt Belgjikës tek i vëllai i tij, por sërish u kthye në qytetin e Librazhdit te gjyshja e tij, dhe punonte si kamerier në lokalin në pronësi të dajës së tij, shkruan Panorama.

Sipas banorëve të Librazhdit, një nga shkaqet që ai u rikthye nga emigrimi ishte dashuria për gjyshen.

Ndërsa, gjyshja e Tonit është varrosur mesditën e së enjtes, ceremonia mortore e djalit të ri do të kryhet të premten në mesditë.

Kjo ndarje para kohe nga jeta ka shokuar mbarë qytetin e vogël të Librazhdit, ngjarje që sipas tyre nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në këtë zonë.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *