Home / Lajme / Rajon / Ndryshimet në qeveri, Reuters: Lëvizja e dështuar e Ramës për të kënaqur opozitën

Ndryshimet në qeveri, Reuters: Lëvizja e dështuar e Ramës për të kënaqur opozitën

Zëvendësimi i katër ministrave të kabinetit nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është një lëvizje e dështuar për të kënaqur opozitën dhe protestuesit që prej 18 shkurtit kërkojnë qeveri teknike, e cila do të marrë përsipër garantimin e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Kështu e nis raportimin për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, Reuters, teksa njofton lëvizjet në qeverinë Rama.

Protesta tre javor e Partisë Demokratike në një tendë jashtë zyrës së Ramës dhe bojkoti që ajo i ka bërë Kuvendit kanë krijuar bllokimin e ngritjes së komisioneve për vetingun. Reforma e gjyqësorit është një kusht kyç i vendosur nga BE-ja për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.

Por, në fjalimin e tij javor Rama tha se masa për të zëvendësuar katër ministra nuk ishte për shkak të presionit as nga ana e partnerit të tij të koalicionit dhe as nga protestat e PD dhe opozitës.

Në vend të kësaj, “ndryshimet e qeverisë janë bërë vetëm për të lejuar menaxherët tanë zgjedhore të përqendrohen me energji të freskët në fushatën zgjedhore”, tha Rama.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, ministri i Pushtetit Lokal Bledi Cuci dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja janë njëherësh edhe koordinatorët e Partisë Socialiste në rrethe kryesore.

Rama përshëndeti ministrin Tahiri, të cilët kritikët e kanë fajësuar për zgjerimin e shpejtë të fermave të kanabisit në dy vitet e fundit. Rama e vlerësoi atë se e ktheu Policinë e Shtetit në një institucion “të besuar” për shqiptarët.

Por Partia Demokratike, e cila ka akuzuar qeverinë se po bashkëpunon me kultivuesve të kanabisit për të vjedhur zgjedhjet, tha se nuk do të mashtrohen nga “trike” të tilla në zëvendësimin e ministrave.

“Protesta jonë vazhdon dhe do të vazhdojë deri sa Rama të japë dorëheqjen, të krijohet qeveri teknike që të garantojë zgjedhjet e lira”-tha lideri i demokratëve Lulzim Basha të dielën./Panorama

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *