Home / Kryesoret / Në Gjimnazin “7 Marsi” shënohet dita botërore e poezisë – (VIDEO)

Në Gjimnazin “7 Marsi” shënohet dita botërore e poezisë – (VIDEO)

Me një program të pasur letrarë, kulturorë dhe artisik në gjimnazin “7 Marsi” është shënuar dita botërore e poezisë. Repertoari i këtij aktiviteti poetik ishte përzgjedhur me shumë kujdes nga profesorëte gjuhës shqipe, duke u mbështetur kryesisht në krijimtarinë letrare të poetëve tanë të shquar si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Odise Grillo, Gjergj Fishta, Pashko Vasa e të tjerë. Poezitë dhe vjershat e përzgjedhura janë interpretuar me shumë pasion dhe nivel artistik nga nxënësit e gjimnazit “7 Marsi”, njofton Televizioni Koha.

Në këtë orë letrare kushtuar “21 Marsit” ditës botërore të poezisë krahas poetëve, shkrimtarëve shqiptarë nën përkujdesjen e profesoreshës së anglishtes Afërdita Hebibi janë përkujtuar edhe shkrimtarë të letërsisë botërore, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe 21 marsi është Dita Botërore e Poezisë, e shpallur nga UNESCO në vitin 1999, vendim i marrë në Kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris. Përveç krijimit të një dite të veçantë në nderim të poezisë dhe krijimtarisë poetike, qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj si dhe krijimi i një atmosfere mikëpritëse për praninë poetike kudo në botë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *