Home / Lajme / Maqedoni / Në Gostivar grabiten siguresat nga shtyllat e ndriçimit publik

Në Gostivar grabiten siguresat nga shtyllat e ndriçimit publik

Kriza dhe devijimet shoqërore kanë depërtuar në çdo pore të jetës, duke mos kursyer asgjë që llogaritet e mirë publike. Dëmtimi dhe grabitja e pasurisë publike, ka kaluar çdo kufi madje kur vihet në pikëpyetje edhe jeta e atyre që bëjnë vepra vandale, transmeton Gazeta Express.

Një rast i tillë ndodh me grabitjen e siguresave nga shtyllat e ndriçimit publik. Përgjatë shtegut për këmbësore të ndërtuar nga qyteti i Gostivarit drejt burimit të lumit Vardar në fshatit Vërtok, në disa nga shtyllat e ndriçimit publik janë hapur kutitë dhe janë grabitur siguresat, kurse në disa nga ato edhe dritat. Për shkak se një pjesë e madhe e shtegut ndodhet në hapësira të pabanuara, vandalistët, të pavërejtur nga askush, kanë arritur të shkaktojnë dëme. Rasti denoncohet nga drejtuesit e Pushtetit lokal në Gostivar, nga ku thonë se për realizmin e këtij projekti u harxhuan 187 mijë euro të siguruara nga IPA fondet e Unionit Evropian. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Vjedhja dhe dëmtimi i pajisjeve urbane brenda qytetit të Gostivarit, tashmë është shndërruar në përditshmëri. Në këndin e lojërave tek parku i madh i qytetit, edhe pas shumë sanimeve të pajisjeve të dëmtuara, mund të vërehen shumë pajisje të dala nga funksioni.

“Pjesa tjetër është përgjegjësi e pushtetit vendor, posaçërisht për mirëmbajtjen dhe riparimin e objekteve dhe pajisjeve publike siç janë ulëset, burimet, kazanët e mbeturinave e tjerë. Në qoftë se raste të tilla raportohen më komisariatin e policisë Gostivar, për shembull, shërbimet tona dalin menjëherë në vendin e ngjarjes, inspektojnë dhe në bazë të kompetencave punojnë në zbulimin e kryerësve, kurse vepra e tyre sanksionohen penalisht, në varësi të karakterit dhe dëmit të shkaktuar. E njëjta gjë vlen edhe nëse bëhet fjalë për vjedhje”, theksuan nga Policia e Gostivarit.

Kujdesi mbi pasurinë publike, sipas kompetentëve duhet arritur edhe në bankat e shkollës, me qëllim që të ngrihet vetëdija tek gjeneratat e reja për sa i përket kujdesit mbi pasuritë që u takojnë vet atyre

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *