Home / Lajme / Rajon / Në Greqi arrestime lidhur me dhënie të lejeve për qëndrim dhe punë

Në Greqi arrestime lidhur me dhënie të lejeve për qëndrim dhe punë

Policia në Atikës zbaton operacion masiv kundër kundër një bande kriminele e cila jep leje për qëndrim dhe për punë grave nga Evropa Lindore përmes martesave të rreme ose partneriteteve civile, në të cilën vetëm dje u arrestuan më shumë se 20 persona.

Lejet janë dhënë nga ana e organeve kompetente. Nëpunësit policorë, gjithashtu, kanë zbuluar më shumë se 200 raste të certifikatave të rreme për atësi, birësim ilegal dhe mashtrime. Mes të arrestuarve ka tre nëpunës shtetërorë, dy noterë, një avokat dhe një polic.

Agjencia shtetërore greke e lajmeve ANA-MPA njoftoi se policia sot do të kumtojë më shumë hollësi për operacionin, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *