Home / Lajme / Maqedoni / Në Komunën e Zhelinës: Mbeturinat nuk mblidhen por vihen në flakë (Video)

Në Komunën e Zhelinës: Mbeturinat nuk mblidhen por vihen në flakë (Video)

Në këto fotografi  shihet një person duke i vënë në flakë mbeturinat e tubuara në një cep të rrugës. 10 metra më poshtë, shihet edhe furgoni i ndërmarrjes publike komunale të Zhelinës “Mirëmbajtja”.

Fotot janë bërë në komunën të Zhelinës disa ditë më parë, tek kryqëzimi i rrugës së fshatit Trebosh dhe Xhepçisht. TV21 ngriti këtë çështje edhe tek Inspektorati Rajonal i Mjedisit në Tetovë, të cilët pas inspektimit të vendit të ngjarjes, bisedës me ndërmarrjen “Mirëmbajtja” dhe me personin që kreu aktin, përgatitën një raport të cilin do ta dorëzojnë sot tek Ministri të Mjedisit Jetësorë në Shkup, përcjell Gazeta Express.

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi e pranon se ky është një akt jo i hijshëm dhe thotë se kryerësit e kësaj vepre duhet të ndëshkohen. Ai thotë se për këtë gjë për herë të parë është informuar nga inspektoratit i rajonal i mjedisit dhe se shpreson se më nuk do të përsëritet e njëjta gjë.

“Ajo nuk është një vepër e hijshme, unë këtë e kuptova nga inspektorati, në dalje i takova aty tek Komuna dhe ma konfirmuan këtë gjë, atyre bile u thash që ju duhet që t’i ushtroni kompetencat e juaja, nuk kam qenë në dijeni për këtë gjë. Ata do të marrin ndëshkimin dhe shpresoj se nuk do të përsëritet më, është një kundërvajtje të them kështu troç”, tha Fatmir Izairi, Kryetar i Komunës së Zhelinës.

Por ky nuk është vendi i vetëm me mbeturina në Komunë të Zhelinës. Edhe në rrugët që lidhin fshatrat e Zhelinës me fshatrat e Komunës së Tetovës ka një numër të konsiderueshëm të deponive të egra.

“Shenja “Ndalohet hedhja e mbeturinave” nuk i ka ndaluar banorët e papërgjegjshëm të fshatrave të Xhepçishtit dhe të Treboshit që të hedhin mbeturinat në këtë pjesë të rrugës. Një grumbull i madh i ushqimeve dhe mbetjeve të shtëpive të këtyre fshatrave kanë përfunduar këtu në rrugë. Mirëpo për tu çuditur është fakti që as organet kompetente nuk kanë marr masa për të pastruar këtë deponi të egër.”

Ministria e Mjedisit Jetësorë nuk deshi të përgjigjet për rastin në fjalë pa e pasur në duar raportin e  Inspektoratit komunal të mjedisit që pritet të arrijë nesër nga Tetova në Shkup.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *