Home / Kryesoret / Në mesin e të helmuarve, 50 persona janë nga Gostivari – (VIDEO)

Në mesin e të helmuarve, 50 persona janë nga Gostivari – (VIDEO)

Në mesin e të punëtorëve të helmuar të fabrikës lear Corporation në Zonën Ekonomike në tetovë , ka edhe qytetarë të Gostivarit.

Mjeku Radko Naumovski nga Reparti Infektiv ne Spitalin e Gostivarit njoftoi se tek ata janë drejtuar për ndihmë 50 pacientë. Sipas tij, 30 kanë pranuar infuzione , 14 kanë pasur simtoma më të lehta dhe vetëm se janë konsultuar ndërsa të tjerët kanë marrë terapi orale . Ai njofton se 2 pacientë janë mbajtur për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët, janë lëshuar për shërim shtëpiak sapo është përmirësuar gjendja e tyre shëndëtësore. E rëndësishme sipas tij është se tek asnjëri nga pacientët nuk ka pasur forma të rënda të helmimit dhe në asnjë rast nuk ka qenë në rrezik jeta e pacientëve. Pacientët që janë trajtuar ë Spitalin eGostivarit kanë thënë se kanë ngerë makarona me ndonjë lloj sosi, dhe më pas ka ardhur në shprehje përkeqsimi i tyre dhe fillimi i simptomeve të para të helmimit. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *