Home / Lajme / Botë / Në një kamion të kapluar nga zjarri afër Burgasit janë zbuluar 28 emigrantë ilegal

Në një kamion të kapluar nga zjarri afër Burgasit janë zbuluar 28 emigrantë ilegal

Policia bullgare në një kamion të djegur i tipit “Skania” në afërsi të kufirit bullgaro-turk në rajonin e Burgasit, zbuloi 28 emigrantë ilegal.

Siç njoftoi BTA, kamioni që ka transportuar zhavorr, është kapluar nga zjarri në një rrugë malore në afërsi të fshatit kufitar, Rezovë.

Zjarri ka shpërthyer në kabinën e shoferit të kamionit dhe pjesërisht e ka dëmtuar karoserinë e automjetit. Pas shuarjes së zjarrit ekipet policore nën dyshemenë kanë zbuluar bunker special në të cilin janë fshehur emigrantët.

Policia njoftoi se emigrantët ilegalisht kanë hyrë në territorin e Bullgarisë.

Pas shpërthimit të zjarrit shoferi i kamionit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.

Shkaqet për zjarrin tani për tani nuk dihen

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *