Home / Lajme / Rajon / Në pranga për 2.4 gramë kanabis, 24-vjeçari në prangat e policisë (SHPËRNDANTE NË SHKOLLA)

Në pranga për 2.4 gramë kanabis, 24-vjeçari në prangat e policisë (SHPËRNDANTE NË SHKOLLA)

Një 24-vjeçar Enis Mucca nga Tirana është vënë në pranga ditën e sotme, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në shkollat e kryeqytetit.

Duhet thënë se atij i është sekuestruar një sasi mjaft e vogël po akuza se ai e shpëndante në shkolla është shumë e rëndë. Arrestimi i tij në flagrancë u bë i mundur gjatë një aksioni të realizuar nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, të cilët ishin organizuar grupe kontrolli për të ushtruar kontrolle në ambientet pranë disa shkollave të ndryshme në territorin që ky Komisariat mbulon.

Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: A.B, 18 vjeç; dhe E.M, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet në ngarkim të tyre iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Policia e Tiranës sqaron se edhe ditët në vijim do vazhdoj puna për kontrollet nëpër shkolla dhe ambientet rreth tyre. (E.K/SHUPLAKA)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *