Home / Shëndeti / Në Pranverë rritet numri i personave të prekur nga alergjitë

Në Pranverë rritet numri i personave të prekur nga alergjitë

Ardhja e Pranverës, luhatjet e tempraturave dhe çelja e luleve ka sjellë shqetësime tek personat alergjikë dhe ata me astmë. Sipas alergologes Mirela Hasanaj polenet e luleve tek këta pacientë shkaktojnë kollë, rrjedhje hundësh, teshtima, kruajtje dhe skuqje të syve.

“Simptomat e alergjisë janë shumë të ngjashme me simptomat e gripit. Ky nuk është grip, pra çelja e luleve përhapja e polenit në natyrë shkakton këto shqetësime, duke filluar që nga riniti alergjik, laringiti alergjik kemi rrjedhjet e hundëve, teshtimat, lotimin e syve”.

Sipas Hasanajt rreth 350 persona me probleme alergjikë dhe asmatike paraqiten në një javë vetëm në klinikën e specialiteteve Nr.2.

“Në qoftë se unë përpara 2 viteve bëja 15 ose 20 vizita në ditë, këtë vit po bëjmë edhe 50 vizita në ditë dhe janë nga mosha 3 – 4 vjeç, por edhe pacientë që janë të moshave 20 – 25 vjeç”.

Ky numër i lartë pacientësh, sipas Hasanajt, ka si shkaktarë kryesore ndotjen e lartë, mbingarkesat në ajër dhe ushqimet OMGJ që konsumohen. Megjithatë, ajo që mjekët ngreknë si shqetësim është neglizhenca e pacientëve për të bërë testet alergjike, edhe kur ata bëjnë intervente të ndryshme.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *