Home / Lajme / Maqedoni / Në Shkup 30 aksidente gjatë fundjavës

Në Shkup 30 aksidente gjatë fundjavës

Një total prej 30 aksidenteve të trafikut kanë ndodhur këtë fundjavë në rajonin e Shkupit, transmeton Gazeta Express.

Në 10 aksidente me lëndime të lehta kanë kaluar 14 persona kurse në 20 të tjerat janë konstatuar vetëm dëme materiale.

Të premten, më 10 mars kanë ndodhur 12 aksidente trafiku. Në 4 prej tyre, 8 persona kanë kaluar me lëndime të lehta, kurse në 8 janë konstatuar vetëm dëme materiale.

Tetë aksidente kanë ndodhur ditën e shtunë, ku në tre aksidente ka pasur 5 persona me lëndime të lehta, e në pesë janë konstatuar vetëm dëme materiale.

Dje janë inspektuar 10 aksidente. Në tre aksidente ka paur 9 persona që janë lënduar lehtl, kurse në 7 të tjerat ka pasur vetëm dëme materiale.

Gjatë kësaj fundjave policia ka sanksionuar 64 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë  e lejuar për kushtet e rrugës, 13 që kanë qarkulluar nën ndikimin e alkoolit, 9 që nuk e kanë respektuar sinjalistikën rrugore, 7 sepse nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit në udhëkryq, 9 për shkak të mos pasjes së rrypit të sigurisë apo kanë shfrytëzuar celularin gjatë ngarjes, 48 vozitës nuk i kanë pasur dokumentacionet e nevojshme për qerkullim në trafik.

Karrotreci ka larguar gjithsejt 79 automjete sepse kanë penguar mbarëvajtjen  e komunikacionit./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *