Home / Kryesoret / Në Shkup organizohet konferencë për çështje të diskriminimit në arsim

Në Shkup organizohet konferencë për çështje të diskriminimit në arsim

Të hënën që vjen në Shkup do të organizohet një konferencë me temë ”Mbrojtja nga dhuna dhe diskriminimi në arsim” që ka për qëllim shpërndarjen e informacioneve për gjendjen me barazinë, mosdhunimin dhe mosdiskriminimin në arsim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë do të diskutohet edhe për gjendjen me respektimin e të drejtave të fëmijëve në Maqedoni. Panelistët do të diskutojnë për dhunën, maltretimin dhe shqetësimin nëpër shkolla, do të adresojnë diskriminimin ndaj grupeve të margjinalizuara nëpër libra dhe përmbajtjet që shprehen për promovimin e të drejtave njerëzore, me theks të veçantë në barazinë gjinore, të drejtat seksuale dhe riprodhuese, si edhe udhëzime për tejkalimin e të njëjtave.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *