Home / Kryesoret / Në Shkup shiten Ausvajsa (Viza B) për Zvicër, ja sa kushtojnë?

Në Shkup shiten Ausvajsa (Viza B) për Zvicër, ja sa kushtojnë?

Rrjetet sociale janë të vërshuara me shpallje për Vizë B (Ausweis), për punë në Zvicër, për punë dhe vendosje të siguruar për banim.  Aty thuhet se vizat jepen për meshkuj dhe për femra.

“Oferta për meshkuj për vende pune: Ndërtimtari, (nuk nevojiten njohuri të veçanta, punë fizike ndihmës,) molerë, mjeshtër pllakash, mjeshtër  për gips pllaka me përvojë. Shoferëme Kategori B, për të vozitur kamion të vogël me karrocë deri 3.5 tonë. Për këtë punë nevojitet njohje elementare e gjuhës gjermane.

Oferta për femra: Punë në restorant si kameriere ose shërbim në kuzhinë, larje enësh dhe punë të ngjashme. Nuk kërkoj para avans, e merrni vizën në dorë, pastaj paguani. Nevojitet pasaportë bullgare ose evropiane, me pasaportë maqedonase ju lutem mos u lajmëroni, sepse nuk mundet. Të interesuarit të më kontaktojnë në inboks ose në telefon”, ka shkruar një person në facebook, ku e ka lënë edhe numrin e tij të celularit.

Gazeta Lajm kontaktoi me personin në fjalë, i cili nuk dëshironte të tregojë çmimin e saktë në telefon, por tha se lëviz nga 2.000 deri 3.000 euro, varësisht nga vendi i punës dhe nga kohëzgjatja e vizës.

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *