Home / Kryesoret / Në Tetovë bilbord i gjelbër – pastrues i ajrit

Në Tetovë bilbord i gjelbër – pastrues i ajrit

Ambasadorja gjermane, Kristina Althauzer dhe përfaqësues të OJQ-së “Ekovetëdija” sot do ta promovojnë projektin për klimë dhe mbrojtje të ndryshimeve koimatike “City tree”, transmeton Gazeta Express duke iu referuar MIA-s.

Bëhet fjalë për bilborde të gjelbra – pastrues të ajrit të cilët do të vendosen para Qendrës për kulturë në Tetovë dhe në qendër të Shkupit.

“City tree” paraqet strukturë vertikale nga lloje specifike të myshkut me bimë vakulare të cilat “hanë” pluhur të imët, okside azoti dhe ozon dhe kanë aftësi të neutralizojnë 240 tonë dioksid karboni në vit.

Është paraparë që në promovim të marrin pjesë kryetarja e komunës së Tetovës dhe kryetarit të Qytetit të SHkupit, Teuta Arifi dhe Koce Trajanovski dhe Ana Çolloviq Leshkoska nga OJQ “Ekovetëdija”.

Projekti është mundësuar me ndihmë të mjeteve nga fondi për ndryshime klimatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rrepublikës Federale të Gjermanisë. Furnizimin e dy bilbordeve e mundësuan kompanitë Pakomak, Enerxhi deliveri sollushëns, Ekolog, Vezë Sharri, ProKredit Banka, DHL, Knauf dhe De Med.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *