Home / Kryesoret / Në Tetovë billbord i gjelbër për pastrimin e ajrit

Në Tetovë billbord i gjelbër për pastrimin e ajrit

Ambasadorja gjermane, Kristina Althauzer dhe përfaqësues të OJQ-së “Ekovetëdija” sot  promovuan projektin për klimë dhe mbrojtje të ndryshimeve koimatike “City tree”. Bëhet fjalë për bilborde të gjelbra – pastrues të ajrit të cilët do të vendosen para Qendrës për kulturë në Tetovë dhe në qendër të Shkupit.

“City tree” paraqet strukturë vertikale nga lloje specifike të myshkut me bimë vakulare të cilat “hanë” pluhur të imët, okside azoti dhe ozon dhe kanë aftësi të neutralizojnë 240 tonë dioksid karboni në vit.

Projekti është mundësuar me ndihmë të mjeteve nga fondi për ndryshime klimatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rrepublikës Federale të Gjermanisë.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *