Home / Lajme / Botë / Në Turqi arrestohen 26 ish gjykatës dhe prokurorë

Në Turqi arrestohen 26 ish gjykatës dhe prokurorë

 Prokurorët e Stambollit dhanë urdhër për arrestimin e 25 ish gjykatësve, për të cilët konsiderohet se janë të lidhur me lëvizjen e predikuesit islamik Fetullah Gjylen dhe të cilët paradokohe janë larguar nga detyra, shkruan gazeta “Huriet dejli njuz”.

Lëvizja e Gjylenit, i cili jeton në SHBA, akuzohet nga autoritetet turke për tentimin e pasuksesshëm për grush shtet në korrik vitin e kaluar. Gjylen i hodhi poshtë akuzat e tilla.

Të gjithë të dyshuarit akuzohen se janë anëtarë të “organizatës së armatosur terroriste”. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka miratuar bastisje të pronave të tyre dhe marrjen e të gjitha dëshmive për krimin e kryer.

Gazeta njofton se 26 persona veçmë janë arrestuar, ndërsa të tjerët 29 ende janë në kërkim.

Gjithashtu lexo

Në Zvicër hapet akuariumi më i madh në Evropë (Video)

Në Lozanë të Zvicrës është hapur akuariumi më i madh në Evropë me ujë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *