Home / Kryesoret / Nënshkruhet marrëveshje për projekt për fëmijët me pengesa në të pamurit

Nënshkruhet marrëveshje për projekt për fëmijët me pengesa në të pamurit

Projekti i USAID-it dhe Fondacioni ndërkombëtar i Lajons klubeve për fëmijët me pengesa në të pamurit sot do të nënshkruajnë Grant marrëveshje për vazhdimin e projektit deri në vitin 2020, i cili do të mundësojë përmirësim të mundësive arsimore për fëmijët me shikim të dëmtuar, si dhe parandalim të hershëm gjatë sëmundjeve eventuale të syve.

Projekti për fëmijët me pengesa në të pamurit, i realizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore, punon në rritjen e cilësisë dhe qasjes së shërbimeve për edukim për fëmijët me pengesa në të pamurit, me fokus të veçantë në shkrim, me publikimin e librave në shkrimin braill në gjuhët lokale dhe fushata për kontrolle falas të syve te fëmijët nga mosha parashkollore.

Në nënshkrimin e marrëveshjes është paraparë fjalim i kryetarit të Asociacionit ndërkombëtar të Lajons klubeve, Bob Korlu, i guvernatorit të Lajons Distrik 132 Maqedoni, Sllobodan Vukiqeviq, si dhe i prorektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, Endru Gudslid.

Gjithashtu lexo

“Ftohje” e raporteve Serbi – Maqedoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *