Home / Lajme / Maqedoni / Nëntë aksidente në Shkup, lëndohet rëndë biçiklisti

Nëntë aksidente në Shkup, lëndohet rëndë biçiklisti

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kanë ndodhur nëntë aksidente trafiku, në një aksident lëndime të rënda ka pësuar një biçiklist, kurse në një tjetër një person është lënduar lehtë. Në aksidentet tjera ka pasur vetëm dëme materiale, transmeton Gazeta Express

Policia ka sanksionuar 19 vozitës pasi kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e kushteve të rrugës, tre sepse nuk kanë respekuar sinjalistikën rrugore, tetë nuk kanë pasur rrypin e sigurisë apo kanë qenë duke përdorur celularin, si dhe tetë të tjerë sepse kanë qarkulluar në trafik pa dokumentacionet e nevojshme. Poashtu janë sanksionuar edhe dy këmbësorë që kanë bërë shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.

Karrotreci ka larguar gjithsejt 55 automjete që kanë qenë pengesë për mbarëvajtjen e trafikut.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *