Home / Kryesoret / Nesër Kuvendi voton shndërrimin e FSK’së në Ushtri

Nesër Kuvendi voton shndërrimin e FSK’së në Ushtri

Kuvendi i Kosovës nesër voton për projekt ligjin për shndërrimin e FSK’së në Ushtri.

Kjo është bërë e ditur nga Kreu i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë, ku edhe u vendos që seanca për votimin e këtij projekt ligji të mbahet të enjten.

“Nesër do të mbahet seanca për shndërrimin e FSK’së në ushtri. Patëm një koordinim shumë të ngushtë me grupet parlamentare që këtë çështje ta çojmë në Kuvend”, ka kryeparlamentari Veseli.

“Jemi duke tentuar që edhe listën serbe ta kthejmë në institucionet e Kosovës. Është mirë që kjo çështje të mos dirigjohet nga Beogradi”, tha tutje Veseli, meqenëse përfaqësuesit e Listës Srpska në Kryesinë e Kuvendit nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme, si pjesë e bojkotit të Kuvendit.

Veseli pas mbledhjes ka lartësuar punën e Ministrit të FSK’së, Haki Demolli, për shndërrimin e kësaj force në ushtri.

“Nuk është mirë që t’i jepet kaheje tjetër mbi diçka që është institucionale. Angazhomini i ministrit Demolli për këtë çështje është i jashtëzakonshëm”, tha kryetari i Kuvendit, në konferencë për media, duke komentuar letrën për të cilën Gazeta Express raportoi dje se ministri i FSK’së Haki Demolli ua shkroi krerëve të shtetit.

Tutje, kryeparlamentari tha se ushtria e Kosovës do të ketë dyfishimin e numrit të forcës ushtarake si dhe pajisje të reja ushtarake dhe teknologjike të cilat do t’ua mundësojë Qeveria e Kosovës. /GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *